E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron Bujar Kaloshin (pas vdekjes) me urdhrin “Nderi i Kombit”



TIRANË - Presidenti i Republikës, Prof. Dr, Bamir Topi, dekoroi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”, bëri të ditur Zyra e Shtypit e Presidencës. Gjatë ceremonisë së veçantë të zhvilluar sot në Presidencë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit i dorëzoi familjarëve të të ndjerit Bujar Kaloshi, Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri, për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Urdhri iu dorëzua bijës së të ndjerit, Vilma Kaloshi e cila u shpreh: “Në emër të gjithë familjes time, por veçanërisht të gjyshit tim, babait të Bujar Kaloshit, Xhevdet Kaloshi dhe nënës së tij, Shkurte Kaloshi dhe të gjithë familjes sonë, ju shprehim falënderimin më të madh Juve zoti President, për këtë nder shumë të madh, për vlerësimin e punës së babait".
Në këtë ceremoni morën pjesë deputetë, drejtorë dhe ish-drejtorë të Përgjithshëm të Burgjeve, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

Maskat i bastisin shtëpinë emigrantit nga Anglia

Kukës - Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në banesën e shtetasit Gëzim Allaraj në fshatin Shishtavec, ku janë vjedhur paratë që i kishte sjellë djali i tyre nga Anglia, i cili ndodhet prej vitesh në emigracion. Familjes i janë vjedhur 10 400 paund, 80 euro e 13 mijë lekë. Në vendngjarje ka shkuar grupi i ekspertëve të policisë së rrethit, ku ka marrë gjurmët e lëna në banesë, me të cilat synohet të identifikohen vjedhësit.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›