Tabela e pagave te reja për të gjithe administraten
Laureta Rryçi
Tiranë - Kategoritë që do të përfitojnë rritje page që prej 1 korrikut iu ka mbetur të presin dhe 15 ditë. Tashmë vendimet e këshillit të Ministrave janë botuar në fletore zyrtare më të fundit dhe sapo të përmbushet afati ligjor do të nisin efektet financiare sipas vendimit. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë tabelat në lekë sipas kategorive duke u bazuar dhe në gradat shkencore apo arsimin përkatës që mund të ketë secili. Kategoria e parë që përfiton paga të reja janë nëpunësit e administratës së Prefektit. Më pas përfshihen disa institucione shtetërore që në varësi të disa ministrive. Pagat e reja do të kenë punonjësit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe nëpër rrethe. Paga të reja për punonjësit dhe komisionerët e Avokatit të Popullit si dhe shumë kategori. Tabelat janë të shoqëruara edhe me shtesat mbi pagë që do të përfitojnë nga 1 korriku secila prej këtyre kategorive. Po kështu tabelës së pagave i janë shtuar dhe punonjësit e burgjeve si dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Vendimi i qeverisë
Vendimit të fundit të qeverisë për rritjen e pagave i mbetet vetëm dy javë që të marrë formën e zbatimit. Pas verdiktit
të Këshillit të ministrave, të gjitha vendimet kaluan në fletoren zyrtare për të ndjekur më pas procedurat ligjore. Me botimin në fletoren e fundit tashmë pritet të kalojnë vetëm dy javë për të nisur zbatimin. Sipas vendimit të qeverisë për të gjithë këto kategori efektet financiare nisin që më 1 korrik.
Ministritë
Janë përcaktuar një sërë drejtorish apo në nivele dhe më të ulëta të përfshihen në grupin e pagave që do të përfitojnë nga rritja e pagave. Bëhet fjalë për administratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Drejtoritë Arsimore që varen nga Ministria e Arsimit dhe për shumë institucione të tjera. Një sërë punonjësish të Shërbimit Informativ Shtetëror iu janë përcaktuar paga të reja si dhe punonjësve të burgjeve.
Pagat e reja të prefektëve
Prefekti i Qarkut të Tiranës 114000 lekë
Prefektet e qarqeve të tjera 106000 lekë
Nënprefektët e Kavajës, Lushnjës dhe Sarandës 90500 lekë
Nëprefektët e Krujës, Pogradecit, Librazhdit,
Tepelenës, Përmetit, Matit, Pukës, Tropojës
dhe Skraparit 84000 lekë
Nëprefektët e Malësisë së Madhe, Bulqizë,
Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has,
Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin, Kolonjë
dhe Këshilltar i prefektit të Tiranës 51000 lekë
29 Korrik 2008