Presidenti Topi dekoron Teatrin Kombëtar, regjizorë dhe aktorë të shquar, me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij

31 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Teatrin Kombëtar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave skenike, duke ruajtur dhe konsoliduar identitetin kombëtar të artit dhe kulturës shqiptare.”
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në mjediset e Presidencës ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, drejtuesit aktualë dhe në vite të këtij institucioni të nderuar të kulturës shqiptare, regjizorë, aktorë, skenaristë dhe të tjerë personalitetet të njohura të artit dhe të kulturës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit i dorëzoi urdhrin e lartë Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.
Më pas, ceremonia vijoi me dekorimin nga Presidenti Topi të regjizorit të shquar, Pirro Mani me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e teatrit shqiptar, mjeshtër i regjizurës, që falë përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar, përgjatë karrierës së tij, bart në vetvete një etikë të përkryer artistike të skenës.”
Po në këtë veprimtari, në shenjë vlerësimi të lartë dhe nderimi për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në vite në skenën e Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës dekoroi aktorët e mirënjohur: Naim Frashëri, (pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit me kontribute të rralla në historinë e skenës dhe kinematografisë kombëtare, që me karrierën e shkëlqyer si aktor dhe pedagog i fjalës artistike, me origjinalitetin në interpretimet e shumë roleve nga fondi i artë i krijimtarisë shqiptare dhe asaj të huaj, mbetet një figurë e madhe e artit shqiptar.”; Agim Qirjaqi, (pas vdekjes) me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Aktorit të shquar të Teatrit Kombëtar, që me kontributin e dhënë ka pasuruar dhe ngritur në nivele të larta interpretimin artistik në skenën dhe kinematografinë shqiptare.”; Yllka Mujo me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Aktores me aftësi dhe merita të shquara në portretizimin e shumë figurave dhe personazheve të njohura nga skena dhe kinematografia vendase dhe e huaj, duke i dhënë origjinalitet dhe mjeshtëri të lartë interpretative.”; Ndriçim Xhepa me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Aktorit me individualitet të shquar interpretimi, që ka krijuar figura artistike krejt origjinale, duke transmetuar ide dhe mesazhe të fuqishme për ringritjen shpirtërore dhe përsosjen morale të njeriut.”; Rajmonda Bulku me Urdhrin “Naim Frashëri" i Artë me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në krijimin me origjinalitet të personazheve, si në artin dramatik ashtu edhe në kinematografinë shqiptare, duke krijuar një individualitet të spikatur interpretativ.”; Luiza Xhuvani me Urdhrin “Naim Frashëri" i Artë me motivacionin: “Për interpretim me mjeshtëri të lartë artistike të shumë roleve në dramat shqiptare dhe të mjeshtërve të mëdhenj të dramaturgjisë botërore.”
Në emër të institucionit të Teatrit Kombëtar përshëndeti zoti Kristaq Skrami, i cili ndër të të tjera në fjalën e tij u shpreh: “I nderuar zoti President! Më lejoni që në emër të të gjithë artistëve të Teatrit Kombëtar, të të gjithë atyre që kanë kontribuar gjatë gjithë këtyre 65 viteve për lartësimin e emrit të këtij institucioni prestigjioz kombëtar, për vlerësimin e madh që i bëni në këtë 65-vjetor të krijimit të tij. Ju faleminderit në emër të të gjithë artistëve!”
Ndërsa në emër të artistëve të dekoruar përshëndetën aktorët dhe familjarët e tyre më të afërt duke shprehur mirënjohjen për Kreun e shtetit shqiptar lidhur me nderimin dhe respektimin e punës së tyre shumëvjeçare dhe vlerësimit të talentit e arritjeve të tyre artistike dhe kulturore.