Presidenti Topi dekoron personalitete të njohura të mjekësisë shqiptare

26 janar 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite personalitete të spikatura të mjekësisë shqiptare, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer e human ndër vite në shërbim të sistemit shëndetësor në vendin tonë. Me këtë rast, në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua një ceremoni solemne dekorimi, në prani të mjaft mjekëve specialistë, kirurgëve, profesorëve, miqve e familjarëve të të dekoruarve, si dhe të anëtarëve të Kabinetit të Presidentit.
Duke përshëndetur me këtë rast, si dhe duke shprehur nderimin e lartë për punën dhe veprimtarinë intelektuale, shkencore e humane të mjekëve të dekoruar, Presidenti Topi theksoi: “Është një ditë shumë e veçantë për mua, për Institucionin, që në këtë ceremoni të nderoj disa nga figurat më të shquara që i kanë dhënë emër mjekësisë shqiptare, por në të njëjtën kohë t’ju them që ceremonitë e kësaj natyre dhe për mjekët, për profesorët e mjekësisë shqiptare, sigurisht nuk përfundojnë këtu. Ne kemi pasur rastin kohë pas kohe, që të vlerësojmë në mënyrë shumë bujare, do të thoja, edhe mbi bazën e propozimeve që kanë ardhur nga rrethet, qarqet akademike dhe nga dikasteret, por jo në pak raste, edhe me iniciativën time personale, duke shfrytëzuar një atribut kushtetues për të nderuar ato figura të cilat kanë mbetur jashtë vëmendjes së medias, sepse e tillë ka qenë dhe koha. Por ndoshta ajo vazhdon edhe sot, në këtë mënyrë që, për shkak të profesionit shumë gjëra që kanë të bëjnë me profesionet e natyrës humane, praktike, profesionet që kërkojnë shumë mund, shumë impenjim, kërkojnë shumë përgatitje, të konsumohen ndoshta dhe jashtë vëmendjes së medias. Por edhe për një arsye tjetër, sepse sot më shumë se kurrë, vëmendja përqendrohet ndoshta në mënyrë të pamerituar tek konsumet e ‘scoop-eve’ mediatike, politike. Ajo që po e mbush më shumë jetën tonë, duke lënë shpesh herë pa vlerësuar, ai që është kontributi konkret në profesionet praktike, qoftë në fushën e mjekësisë, në fushën e ekonomisë, në fushat e inxhinierisë, por edhe në fusha të tjera, pa i përmendur të gjitha këtu.
Kështu që sot, unë kam një kënaqësi të veçantë që në këtë mjedis të shoh me një shikim të parë, jo vetëm ato figura që nderohen, por dhe mjaft kolegë tuaj, të cilët dinë të vlerësojnë kontributin tuaj, duke e ditur fare mirë që kontributi edhe në fushën e mjekësisë, në fushën e shkencave mjekësore, vërtet ka impenjime personale, individuale, por janë impenjime dhe arritje të izoluara. Janë vetëm në bashkëveprim me kolegët, me miqtë, me të afërmit, sepse shpesh herë impenjime kaq madhore në fushat e shkencës bëjnë që të lihen ca gjëra mbas dore. Ju keni pasur mbështetjen e familjeve tuaja, që ju kanë dhënë kurajë, ju kanë kuptuar në profesionet tuaja dhe mbi të gjitha do të vlerësoja jo thjesht karrierën personale të individëve, por do të thoja, vënien në funksion të strategjive të rëndësishme të shëndetësimit, të mjaft sëmundjeve që kanë qenë problem në dekadat e kaluara. Kështu që fjalët do të ishin të tepërta në këtë lloj vlerësimi, sepse është së pari, vlerësim që juve i keni bërë vetë profesionit, duke zbatuar jo vetëm rregullat apo ligjet e Hipokratit, por mbi të gjitha duke i qëndruar me shumë respekt misionit që ka mjekësia, pa llogaritur rreziqet që vijnë, edhe nga profesioni, por duke u qëndruar njerëzve shumë afër, duke zhvilluar dijet tuaja, duke rritur kualitetin e diagnozave dhe duke përfaqësuar absolutisht një elitë të denjë të mjekësisë bashkëkohore.
Unë edhe njëherë ju falënderoj për kontributin tuaj! Ju siguroj juve dhe kolegët tuaj, që edhe në vazhdim, pavarësisht nëse jam këtu apo diku tjetër, do të jem vlerësues për gjithçka që keni bërë! Dhe shoqëria gjithashtu do t’ju jetë shumë falënderuese për ato që juve keni bërë, vazhdoni të bëni dhe do të bëni edhe në të ardhmen.
Edhe njëherë, urimet më të mira! Suksese të mëtejshme, juve, kolegëve tuaj! Dhe paçim një mjekësi që të qëndrojë gjithnjë e më afër vlerave të shkencës mjekësore bashkëkohore, por edhe në funksion të vazhdueshëm të problemeve dhe halleve të njerëzve! Edhe njëherë, urime!”
Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, vlerësoi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Prof. Dr. Shefqet Ndroqin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Personalitetit të shquar të mjekësisë shqiptare, njeriut human, mjekut të nderuar të popullit, shkencëtarit dhe pedagogut që me veprimtarinë e tij të gjerë e të shumanshme u bë një ndër themeluesit dhe organizatorët e mjekësisë moderne shqiptare, veçanërisht të asaj për kurimin e sëmundjeve të mushkërive”.
Presidenti Topi nderoi gjithashtu me Urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh”: Janko Theodhosin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të shquar në mjekësinë shqiptare, si një nga themeluesit e shërbimit spitalor dhe pjesëmarrës aktiv e drejtues në luftën kundër sëmundjeve ngjitëse e atyre të rralla, si dhe për veprimtarinë e tij humane e shoqërore”; Dhimitër Vavakon (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të çmuar si një nga themeluesit e shërbimit epidemiologjik në fushën e shëndetit publik e veterinar dhe në përgatitjen e shumë brezave të studentëve dhe specialistëve të rinj në këtë fushë”; Jolanda Koçin (Osmanlliun) (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në mjekësinë shqiptare, veçanërisht në sektorin e higjienë-epidemiologjisë dhe profilaksisë, si dhe për veprimtarinë e çmuar shumëvjeçare shkencore në fushën e prodhimit të vaksinave”; Kel Naraçin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të shquar në zhvillimin e mjekësisë shqiptare, veçanërisht në mbrojtje të shëndetit të nënës e fëmijës, si dhe për veprimtarinë e tij në shërbimin sanitaro-epidemiologjik”; Anesti Kondilin, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në mjekësinë shqiptare, si një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shërbimit të Reanimacionit të Kardiologjisë dhe për veprimtari të çmuar si pedagog e autor i një sërë tekstesh dhe botimesh në këtë fushë”; Agron Belishovën, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në mjekësinë shqiptare, veçanërisht në krijimin dhe zhvillimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore në vend”; Flamur Tartarin, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në mjekësinë shqiptare, veçanërisht në shërbimin e urologjisë, duke aplikuar arritjet bashkëkohore në këtë fushë; për veprimtari të çmuar në punën shkencore si dhe në përgatitjen e studentëve e të mjekëve të specializuar”; Bedri Bylykun, me motivacionin: “Për kontribut të shquar, shumëvjeçar, në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjes së turbekulozit në vendin tonë, si dhe në përgatitjen e studentëve dhe mjekëve të specializuar”; Sulejman Zhuglin, me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në shërbimin e okulistikës në vendin tonë, si një nga themeluesit e saj dhe nismëtar i mikrokirurgjisë së syrit, duke futur përdorimin e aparaturës ekzaminuese dhe intervenuese në këtë shërbim; për aktivitetin e gjatë shkencor dhe pedagogjik në përgatitjen e specialistëve të rinj” dhe Hysen Hetën, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në themelimin e klinikës së parë të kirurgjisë pediatrike në vendin tonë dhe në edukimin universitar dhe pasuniversitar të brezave të rinj në fushën e mjekësisë”.
Në fjalët e tyre, mjekët dhe familjarët e të dekoruarve i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen e thellë Kreut të Shtetit, për vlerësimin e rëndësishëm që iu bë punës së tyre të vështirë e tepër impenjuese, duke i konsideruar dekoratat si një mbështetje dhe motivim i madh për të vijuar me përkushtim e devotshmëri ushtrimin e profesionit të tyre human, në shërbim të jetës njerëzore dhe përmirësimit cilësor të të gjithë sistemit shëndetësor shqiptar.