Presidenti Topi dekreton Laukën në postin e ambasadorit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dekretin për emërimin e Islam Laukës në postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë. Emri i Laukës është propozuar nga qeveria vetëm disa ditë më parë. Më pas, kandidatura e tij u shqyrtua në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, ku u miratua me konsensusin e të gjithë anëtarëve të komisionit. Kandidatura e drejtorit aktual të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme ka qenë propozimi i vetëm për këtë post që pas 28 shkurtit të vitit të kaluar.
20 Janar 2009