E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi emëron 11 prokurorë magjistratë

 

TIRANE – Presidenti i Republikës Bamir Topi emëroi dje 11 prokurorë të rinj dhe 10 magjistratë si prokurorë në stazh. Dekreti i kreut të shtetit mban numrin 6294 dhe gjen mbështetje në nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 23 të ligjit numër 8737, datë 12 shkurt 2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndërkohë pohohet gjithashtu se propozimin për këto emërime i ka dhënë zyra e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Po kështu, gjatë ditës së djeshme kreu i shtetit ka firmosur edhe një tjetër dekret, i cili ka të bëjë me emërimin e 10 prokurorëve stazhierë të shkollës së Magjistraturës, të cilët do të qëndrojnë një vit në këtë detyrë, dhe më pas do të emërohen nëpër organet e akuzës së Shkallës së Parë.

Emërimet e prokurorëve

1. Enkeleda Millonai, aktualisht prokurore
në stazh në Tiranë, emërohet në Elbasan.
2. Manjola Kajana (Hysa), aktualisht prokurore
në stazh në Tiranë, emërohet në Fier.
3. Ermir Beta, aktualisht prokuror në stazh
në Tiranë emërohet në Berat.
4. Esmeralda Cami, aktualisht prokurore
në stazh
në Tiranë emërohet në Peshkopi.
5. Silvana Lule, aktualisht prokurore
në stazh në Tiranë emërohet në Vlorë.
6. Fatmir Lushi, aktualisht prokuror
në stazh në Durrës emërohet në Shkodër.
7. Alketa Nushi, aktualisht prokurore
në stazh në Durrës emërohet në Mat.
8. Marjola Mërtiri (Llaci), aktualisht prokurore
në stazh në Fier emërohet në Gjirokastër.
9. Eriselda Bala, aktualisht prokurore
në stazh në Vlorë emërohet në Pogradec.
10. Julian Çafka, aktualisht prokuror
në stazh në Sarandë emërohet në Sarandë.
11. Shqiponja Milla, aktualisht prokurore
në stazh në Shkodër emërohet në Pukë.
 
Emërimet e prokurorëve në stazh

1. Elona Alvora emërohet prokurore
në stazh në Tiranë.
2. Ervin Beqiri emërohet prokuror
në stazh në Tiranë.
3. Sotir Kllapi emërohet prokuror
në stazh në Tiranë.
4. Kreshnik Ajazi emërohet prokuror
në stazh në Tiranë.
5. Rovena Bozo emërohet prokurore
në stazh në Tiranë.
6. Denisa Asko emërohet prokurore
në stazh në Tiranë.
7. Marsida Frashëri emërohet prokurore
në stazh në Durrës.
8. Gentian Habazaj emërohet prokuror
në stazh në Durrës.
9. Olger Eminaj emërohet prokuror
në stazh në Korçë.
10. Albert Murçaj emërohet prokuror
në stazh në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›