Presidenti Topi i dorëzon Kupën e Shqipërisë 2009-2010 ekipit fitues të futbollit “Besa”.

9 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sonte i pranishëm për të ndjekur nga afër ndeshjen e futbollit për Kupën e pesëdhjetë e tetë të Shqipërisë 2009-2010, që u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit, mes ekipit kavajas të “Besës” dhe atij shkodran “Vllaznia”.
Në përfundim të kësaj finaleje të bukur ku nuk munguan golat dhe emocionet e fuqishme sportive, Presidenti Topi i dorëzoi Kupën e Shqipërisë kapitenit Orges Shehi dhe njëkohësisht uroi të gjithë futbollistët e ekipit fitues të “Besës”, si dhe trajnerin, Shpëtim Duro e presidentin Nexhat Bizhdili, duke uruar edhe tifozët e zjarrtë kavajas, të cilët përkrahën papushim duke mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Në këtë veprimtari, Presidenti i Republikës u shoqërua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.