Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të medias lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

23 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i pyetur rreth gatishmërisë së tij për të ndërhyrë në zgjidhjen e ngërçit politik që po kalon aktualisht vendi dhe se a mendon që ka ardhur koha për ta bërë këtë, iu përgjigj interesimit të medias duke u shprehur:
“Së pari, nuk është koha për të dhënë një prononcim të tillë në një eveniment si ky, ku unë kam ardhur për të respektuar. Mirëpo për të respektuar edhe gazetarët dhe në të njëjtën kohë edhe median, unë atë gatishmëri që kam patur gjithmonë, vazhdoj ta kem, por çështja qëndron gjithmonë tek vullneti politik i partive politike”.