Presidenti Topi merr mesazh nga Presidenti Hu Xhin Tao me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare. &n

23 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhin Tao në të cilin shkruhet:
“Me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Shqipërisë, kam nderin që në emër të qeverisë kineze dhe të popullit kinez urimet më të ngrohta dhe përshëndetjet më të mira.
Populli kinez dhe ai shqiptar ushqejnë një miqësi të thellë tradicionale për njëri-tjerin. Shqipëria është një ndër vendet e para që vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kinën e Re. Gjatë 60 viteve, mbi bazën e pesë parimeve të bashkekzistencës paqësore, marrëdhëniet kino-shqiptare kanë njohur përparime të vazhdueshme. Të dyja palët kanë pasur shkëmbime të shumta dhe bashkëpunim në fushat politike, ekonomiko-tregtare, humanitare etj. Ato kanë mbajtur edhe komunikimin e ndërmjetësim të mirë lidhur me çështjet ndërkombëtare. Ne nuk do të harrojmë kurrë kontributin e dhënë nga Shqipëria për rikthimin e Kinës në vendin e saj legjitim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë lart që pala shqiptare i përmbahet me vendosmëri politikës së një Kine, duke i dhënë mbështje të çmuar që kanë të bëjnë me interesat jetike të Kinës.
Në ditën e sotme, marrëdhëniet kino-shqiptare kanë një tolerancë shumë të mirë zhvillimi me perspektivë të ndritur. Qeveria kineze u kushton një rëndësi marrëdhënieve kino-shqiptare. Ajo gjithmonë e konsideron Shqipërinë si mik të saj të mirë në Evropën Juglindore, dhe respekton rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga vet populli shqiptar. Jemi të gatshëm që bashkë me palën shqiptare, duke shfrytëzuar rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të forcojmë mirëkuptimin reciprok politik, të thellojmë miqësinë tradicionale, të zgjerojmë bashkëpunimin praktik, me qëllim që të krijohet një e ardhme akoma më e bukur e marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë.
Uroj prosperitet e begati për vendin tuaj dhe lumturi për popullin shqiptar!
Uroj që miqësia kino-shqiptare të ecë me hapat e kohës, dhe të forcohet pa ndërprerë”!