Presidenti Topi mban një ligjëratë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

5 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe njëkohësisht, Komandanti i Forcave të Armatosura Shqiptare vizitoi sot paradite Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” ku u prit me ceremonial zyrtar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Xhemal Gjunkshi, Komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Agim Lala dhe nga Komandanti i Akademisë, Kolonel Perikli Koliqi.
Në panelin e zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në prani të ushtarakëve të Forcave Tokësore dhe Detare që marrin pjesë në Kursin e Lartë të Oficerit, Presidenti Topi, duke uruar të gjithë ushtarakët shqiptarë në këtë 99-vjetor të krijimit të Forcave të Armatosura, mbajti një ligjëratë me temë: “Lidershipi dhe ndikimi i tij në menaxhimin e mjedisit të sigurisë. Rasti i Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë” ku theksoi: "Patjetër që ky është një moment shumë i veçantë qoftë për ju, qoftë dhe për mua në këtë komunikim për të diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me strategjinë e sigurisë kombëtare. Unë iu përgjigja menjëherë kërkesës suaj gjatë vizitës që ju patët në Presidencë. E prita ftesën me shumë kënaqësi për të zhvilluar një komunikim shumë të natyrshëm mes nesh, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme në një vend demokratik, në një vend që sot është anëtar i NATO-s se sa një ligjëratë të trajtohet në mënyrë të natyrshme, sikurse është dhe filozofia e Aleancës më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë se gjërat bëhen së bashku, qoftë ky Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, qoftë ky dhe ushtari më i thjeshtë. Kjo është filozofia që e ndajmë së bashku, kjo është ajo që kemi aspiruar së bashku dhe, mbi të gjitha së bashku do të trajtojmë të gjitha çështjet, qofshin këto të një rëndësie madhore, qofshin ato të një rëndësie sekondare dhe, para se unë të hyj në këtë bisedë të rëndësishme me ju, do të doja t’ju përgëzoja, t’ju përgëzoja, sepse ju gradualisht, por me një ritëm të shpejtë keni demonstruar dhe vazhdoni të demonstroni atë dëshirë të madhe për të qenë sa më të përgatitur, sa më të përditësuar dhe për të qenë realisht denjësisht pranë kolegëve tuaj të vendeve të tjera të NATO-s.
Unë, në një farë mënyre, qoftë nga pozicioni politik, por edhe nga pozicioni institucional kam qenë në mjaft raste shumë afër ngjarjeve që kanë shoqëruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Padyshim, kjo është një mundësi e madhe që i jepet një njeriu në politikë dhe në institucion, është një fitim eksperience dhe është një mundësi që këtë eksperiencë ta vendosë së pari në shërbim të atdheut. Shqipëria sot vërtet është vend i NATO-s, por Shqipëria sigurisht që nuk do të ishte anëtar i NATO-s në rast se nuk do të kishte aleatë të fuqishëm që e kanë ndihmuar atë që të bëhet e tillë. Kështu që në çdo takim, edhe këtu sot unë dëshiroj të evidentoj një fakt që është historik, është një fakt tradicional që Shqipëria ka qenë me fat që në krahun e saj së pari ka pasur një aleat strategjik, Vendin më të fuqishëm në botë, vendin më demokratik në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e ka asistuar Shqipërinë në sfidat më të mëdha të historisë saj qoftë në historinë retrospektive, qoftë në historinë e viteve të fundit. Padyshim, dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, që ia kanë lehtësuar rrugën Shqipërisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Por, nga ana tjetër unë dëshiroj të theksoj që të bëhesh anëtar i NATO-s nuk mjafton vetëm ndihma e miqve, por edhe duhet ta meritosh. Ju e dini shumë mirë që Shqipëria është futur në një rrugë të rëndësishme të reformave dhe tashmë jemi në përmbyllje të një njëzetvjeçari, që nuk janë pak në historinë e një vendi dhe gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar, jo pa përpjekje, jo pa debat, jo pa mundim, një sërë reformash të rëndësishme, që e kanë bërë vendin tonë që të orientohet në nivelet më të larta të standardeve të vendeve më të përparuara. Pra, për sa i përket legjislacionit, unë mendoj që e kemi pasur më të thjeshtë pikën e orientimit, sepse kemi punuar me një vullnet të fortë politik, por nga ana tjetër dhe jemi asistuar për t’i harmonizuar këto ligje. Së dyti, do të thoja që Shqipëria e ka merituar, sepse gjatë këtij njëzetvjeçari, në mënyrë të veçantë, kur Shqipëria filloi të hapet, çdo ditë e më shumë konfirmohet roli i jashtëzakonshëm konstruktiv dhe moderator i Shqipërisë në Ballkan. Ju e dini gjithashtu që, ne u futëm në rrugën e anëtarësimit në NATO në një grup vendesh, sikurse ishte Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia. Kroacia dhe Shqipëria arritën të futen, ndërsa, dua të them jo pa ndjenjë keqardhjeje se, Maqedonia nuk arriti të futet edhe sot e kësaj dite për shkak të problemeve të karakterit politik me një fqinj, sikurse është Greqia, Maqedonia ende nuk merr të drejtën për t’u futur qoftë në NATO, qoftë në Bashkimin Evropian. E morra këtë element për të demonstruar që, vërtet ndihma e miqve është e domosdoshme në të tilla raste, por është vetë politika e vendit që jep shans dhe u jep shans edhe miqve që të ndihmohet pikërisht për të arritur pikësynimet e veta të rëndësishme.
Gjithmonë është diskutuar nëse primare, apo prioritet në mënyrën e zgjedhjes së një vendi për të qenë vend anëtar i NATO-s është pozicioni gjeostrategjik, pra, është i mjaftueshëm ky fakt, apo kërkon edhe elementë të tjerë. Patjetër që ne kemi qenë pjesë e këtij rajoni edhe më parë, por ky vend nuk i kishte premisat për t’u futur drejt anëtarësimit. Pra, atë pozicion gjeostrategjik ne e kemi pasur në mënyrë të vazhdueshme, atë pozicion e kanë edhe vende të tjera në rajon, por, nga kjo pikëpamje, Shqipëria e ka merituar dhe vazhdon të meritojë përpara disa vendeve të tjera, sepse mos të harrojmë që vetëm në vitet 90-të, në fundin e viteve 90-të, në ish-Jugosllavi vijoi të aplikohej gjenocidi nga kasapi i Ballkanit. Ndërkohë që Shqipëria bënte reforma, ishte e orientuar totalisht nga perëndimi, u anëtarësua me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, vazhdoi të punonte në një rrugë graduale për t’u integruar në strukturat e NATO-s, ndërkohë që vendet e tjera, që besoj që edhe sot e kësaj dite ju e dini, janë vende të caktuara të rajonit ballkanik, ende ka debate të forta. Nuk mund të ketë vend në rajon ku aspirata popullore të ketë qenë në shifrat më të sigurta se sa ka qenë në Shqipëri. E kemi vështirë me ekzaktësi të themi ndonjë shifër, por është një shifër që shkon mbi 95% për një aspiratë, që do të thotë se ka qenë aspirata e popullit, por edhe angazhimi i klasës politike dhe institucioneve për ta përmbushur këtë aspiratë. Pavarësisht se ç’thotë ndonjëri, ne jemi dhe jemi në mënyrë shumë dinjitoze. Ne kemi pasur rastin që të projektojmë qoftë ngjarjet e Bukureshtit, qoftë ngjarjet e Strasburg-Kelit dhe kemi parë të gjithë si përfaqësues të shtetit shqiptar një vëmendje, një dashuri dhe një respekt nga partnerët tanë. Sot, ky respekt shumëfishohet jo vetëm për shkak të reformave dhe për shkak të pozicionit të Shqipërisë, por edhe për shkak të peformancës së shkëlqyer të ushtarakëve shqiptarë të ndodhur në vatrat më të nxehta, me një kontribut modest, por shumë luajal, me një kontribut modest, por shumë profesional Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë i kanë demonstruar, përmes përfaqësuesve të tyre, aleatëve që dinë të jenë në vijën e parë të frontit. Një pjesë e juaja kanë një eksperiencë të drejtpërdrejtë. Unë kam një eksperiencë të një vizite në Bagdat dhe në Mosul, por e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Afganistan, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vatra të tjera, ku është kërkuar që Shqipëria të përfaqësohet me forcat e veta.”
“Unë do të doja të kaloja në një përshkrim të situatës politike në rajon. Është shumë e rëndësishme që juve të merrni një azhornim, sepse vërtet juve po kualifikoheni, sipas një kurrikule të përcaktuar mirë, por edhe për titullarët e shtetit, gjithmonë azhornimi me situatën është shumë i rëndësishëm ditë pas dite, sepse ngjarjet zhvillohen në një dinamizëm të tillë që, ndonjëherë e ke të vështirë që ta interpretosh situatën në rast se ti nuk përditësohesh çdo ditë. Ka një politikë, e cila është shprehur edhe në takimet e NATO-s, që vendet e Ballkanit kanë nevojë që të zhvillojnë reformat e tyre të brendshme politike, të stabilizojnë situatën e brendshme politike, të bashkëpunojnë për të pasur një rajon të stabilizuar, ndryshe nga ajo situatë që ky rajon ka pasur deri para një dekade e diçka më shumë. Dhe përgjithësisht, lidershipi politik i vendeve të Ballkanit Perëndimor është deklaruar që dëshiron që të orientohet në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.” – u shpreh Presidenti Topi.
Duke mbyllur ligjëratën, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm, vuri në dukje: “Unë do të doja që në këtë komunikim, përveç konsideratave të përgjithshme, të thoja që Forcat e Armatosura kanë marrë një dimension totalisht ndryshe nga vite më parë. E kam thënë edhe në takimin me ushtarakë që pata në Presidencë. Sot dimensioni politik, i cili realizohet kryesisht edhe nëpërmjet mbledhjeve, takimeve periodike të përfaqësive parlamentare të delegacioneve që janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është dimensioni më i rëndësishëm. Aty trajtohen politika që kanë të bëjnë jo vetëm me vende të NATO-s, por është politika e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që integron gradualisht edhe vende të tjera, të cilat janë, ose të interesuara për të qenë pjesë e këtij Parlamenti të madh, por mund të jenë edhe pjesë e domosdoshme e bashkëpunimit për sigurinë dhe strategjinë e sigurisë në nivel global. Aty ne kemi fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme, edhe porsa u përket dimensioneve të tjera që ka ushtria e vendeve të NATO-s, që fillon me shkencën dhe vazhdon me dimensionin politik, me shkencën për teknologjinë, me pjesën e ekonomisë, dhe ajo që është shumë e rëndësishme në ditët e sotme, që ushtria jonë e ka demonstruar në situata shumë të vështira, është dimension me cikël. Unë dëshiroj që ta evidentoj këtë fakt, sepse në situatat më të vështira, ne kemi parë një organizim dhe një motivim të shkëlqyer të Forcave tona të Armatosura, dhe padyshim kanë qenë më të mirët për të përballuar situata të vështira, për t’i dhënë patjetër ndihmën, por mbi të gjitha, për t’u dhënë sigurinë psikologjike banorëve të dëmtuar, apo për profilaksinë e ngjarjeve shumë të rënda. Fatmirësisht, gjithçka e demonstruar ka qenë e suksesshme.
Unë dëshiroj t’ju përgëzoj dhe t’ju inkurajoj që në të gjithë kualifikimin tuaj, vërtet duhet të kualifikoheni për çështje të rëndësishme të orientimit strategjik të Forcave tona të Armatosura. Do të orientoheni në kualifikimin sipas një programi specifik që ju keni për kualifikimet. Por asnjëherë nuk duhet harruar që dimensioni civil është ai dimension që e zmadhon figurën ushtarake, e bën atë që të jetë në shërbim të popullit të tij, e bën atë një figurë shumë të dashur, dhe të gjitha konsideratat që vijnë, sepse ne marrim informacione, marrim edhe letra, edhe juve me siguri i merrni, konsideratat janë shumë të larta, në një ushtri me kuadro, të cilët vazhdimisht kanë predispozicionin e tyre për t’u kualifikuar më tej, dhe për të fituar atë fytyrë të vërtetë demokratike që duhet të kenë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”
Në përfundim, pjesëmarrësit në këtë panel si dhe ushtarakët që po ndjekin Kursin e Lartë të Oficerit zhvilluan një seancë me pyetje-përgjigje me Komandantin e Përgjithshëm duke shprehur pikëpamjet e tyre si dhe duke bërë komente të vlefshme lidhur me temën e diskutuar dhe çështje të tjera që kanë lidhje me rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura, me sigurinë rajonale dhe pjesëmarrjen në operacione globale paqeruajtëse në kuadër të NATO-s.