Presidenti Topi nderon kujtimin e akademikut të shquar Teki Biçoku.

23 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i bëri sot homazhe anëtarit dhe ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Teki Biçoku, i cili u nda parmbrëmë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Pasi vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi dhe respekti për profesorin e shquar, Presidenti i Republikës ngushëlloi nga pranë familjarët dhe vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm dhe unik të Profesor Biçokut për gjeofizikën shqiptare, i cili si një studiues dhe shkencëtar i përkushtuar i fushës së tij, por edhe profesionist aktiv e i rrallë për shumë vite, i dha akademizmit shqiptar vlera, vepra e punime jetëgjata e tepër të çmuara sot e për brezat e rinj që do të kontribuojnë për zhvillimin dhe ruajtjen në të ardhmen të kapaciteteve të gjeologjisë shqiptare.