Presidenti Topi nderon me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.

NJOFTIM
8 maj 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit i dorëzoi urdhrin e lartë z. Shefer me motivacionin: “Personalitetit të shquar, në shenjë mirënjohjeje të thellë të popullit dhe të shtetit shqiptar për kontributin shumë të rëndësishëm në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse:
“Zoti President,
Ministra,
Shkëlqesi,
Ky është një nder i madh për të cilin unë ju jam shumë, shumë mirënjohës! Po ju jap arsyet kryesore për këtë! Jam shumë krenar që po qëndroj përballë flamujve të këtij kombi krenar, të Shqipërisë dhe të NATO-s. Gjithashtu jam shumë krenar që po marr këtë medalje të lartë sot në Shqipëri, në Tiranë, pak kohë më vonë pasi ne patëm kënaqësinë të mikpresim Shqipërinë si anëtare në Aleancë.
Zoti President,
E di që kanë kaluar natyrisht shumë vite pune të vështirë para se t’ju jepnim ftesën zyrtare dhe para se të merrej vendimi politik nga aleatët. Por, tani që çdo gjë është bërë dhe unë shikoj Shqipërinë dhe ushtarët shqiptarë që shërbejnë në Afganistan në kuadrin e NATO-s dhe për këtë jam krenar si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës.
Zoti President,
Unë e konsideroj hyrjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO si një pjesë shumë e rëndësishme të trashëgimisë time dhe medalja e nderuar që po marr sot është një sinjal dhe një provë e kësaj. Edhe kur të mos jem më Sekretar i Përgjithshëm, jam shumë i bindur që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s dhe meje do të vazhdojnë të forcohen e të jenë intensive.
Ju jam mirënjohës!”
Në ceremoninë solemne të dekorimit, mbajtur në sallën “Skënderbeu” të Pallatit të Brigadave ishin të pranishëm ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Zyber Dushku, ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave tona të Armatosura, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Dashamir Xhaxhiu, anëtarë të Kabinetit të Presidenti, etj.