Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Mark Mishelsen.

24 mars 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti në ambientet e Pallatit të Brigadave Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Belgjikës në vendin tonë, z. Mark Mishelsen, i cili paraqiti Letrat-kredenciale.
Kreu i shtetit, pasi bëri një panoramë të zhvillimeve më të fundit dhe reformave thelbësore të ndërrmara në Shqipëri për fuqizimin e institucioneve të pavaruara kushtetuese, ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e aspiratave integruese të popullit shqiptar, e siguroi ambasadorin belg për mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës gjatë misionit të tij në Shqipëri.
Ambasadori Mishelsen, pasi uroi Presidentin Topin për arritjet e rëndësishme dhe sukseset e vendin tonë, të cilat do të kurorëzohen së shpejti me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, nënvizoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve do të jetë objektivi kryesor i punës së tij në Shqipëri.
Gjatë takimit u shpreh interesi dhe vlerësimi reciprok për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ekonomike duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të ardhmes së përbashkët në familjen e madhe euroatlantike dhe integrimit të ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ambasadori Mishelsen vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në dobi të ruajtjes dhe rritjes së qëndrueshmërisë dhe paqes rajonale duke u shprehur se kontributi i vendit tonë, me qëndrimin e tij të matur, meriton të cilësohet si një shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur përsa i përket marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.