E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Petrit Vasili shpalos programin për shëndetësinë

Gjatë një takimi me përfaqësues nga fusha e mjekësisë të qarkut Berat, sekretari i Përgjithshëm  LSI-së Petrit Vasili ka shpalosur programin e LSI-së në fushën e shëndetësisë. Nën moton Të shërojmë shëndetësinë e sëmurë, Vasili ka pohuar se gjendja aktuale në këtë fushë është në kaos. Gjatë viteve në vazhdim kur LSI do të jetë forcë e parë në vend, shëndetësia do të jetë prioritet i saj që do të financojë, duke filluar nga godinat, pajisjet dhe deri tek sistemi profesional i mjekëve, u shpreh Vasili, duke shtuar se nga ne do të trajtohen me përparësi mbulimi i popullatës me mjek, studim dhe plan kombëtar për mjekimin me eficensë të shëndetit parësor dhe funksionim të institutit të akreditimit. Sipas Vasilit, shëndetësia është një sfidë e lënë përgjysmë, projektet e së cilës do jenë prioritet të LSI-së. Për hir të politizimit aktualisht sistemi i shëndetësisë është në krizë, pohoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Vasili. Por gjatë takimit në hotel Tomorri para përfaqësuesve të mjekësisë, Vasili citoi se prioritar gjatë projektit do të jenë sistemi i sigurimit shëndetësor, që sipas tij është një proces i parealizuar në mjekësin e vendit tonë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›