Presidenti Topi, vizitë treditore në Maqedoni

Presidenti Bamir Topi
TIRANE- Presidenti shqiptar Bamir Topi nis sot vizitën treditore në Maqedoni. Vizita e planifikuar parashikon një axhendë të pasur të presidentit me takime dhe vizita në Shkup dhe Tetovë.
Sipas axhendës, presidenti Topi sot pasdite mbërrin në Maqedoni, ndërsa nesër fillojnë takimet zyrtare duke nisur me pritjen e organizuar nga presidenti homolog Gjorgje Ivanov.
Presidenti Topi përveç takimit me homologun e tij maqedonas do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, si dhe takime me liderët e partive politike shqiptare.
Vizita e presidentit shqiptar po realizohen në një periudhë kur në Maqedoni janë shtuar tensionet ndëretnike pas vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, që çuan në protesta të dhunshme dhe fushatë me ndjekur me akuza ndaj shqiptarëve. (INA)