E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti bullgar në qytetin e lashtë

 

BERAT - Presidenti bullgar vizitoi dje Beratin, në ditën e dytë të axhendës së tij në Shqipëri. Nisur nga kureshtja për të parë nga afër qytetin e lashtë, tashmë në UNESCO dhe nga fakti se shumë shqiptarë jetojnë e punojnë në Bullgari, Georgi Parvanov ka preferuar Beratin pas Tiranës. Vizita e kreut të shtetit bullgar, shoqëruar dhe nga diplomatë, është zhvilluar nën masa të forta sigurie. Parvanov u prit nga kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi, i cili i ka treguar për vlerat e trashëgimisë së qytetit. Vizita e Presidentit të Bullgarisë ka vijuar më tej në kalanë e Beratit, në muzeun "Onufri", ku edhe ka lënë një shënim me shkrim në librin e kujtimeve të këtij muzeu, për të vijuar më pas me një drekë të organizuar nga bashkia në ambientet e turizmit "Tomorri".       d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›