E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të arratisurit nuk dëshmojnë në gjyq

 

BURREL - Fran Marashi, Preng Lleshi, dy të arratisurit nga Burgu i Burrelit më 5 prill të këtij viti dhe Admir Tafili, personi që mbante çelësat e magazinës nga ku u realizua arratisja e bujshme, nuk kanë pranuar dje të paraqiten para trupit gjykues për të dëshmuar rreth arratisjes së tyre. Burime të rezervuara informacioni saktësojnë se Lleshi e Marashi i kanë dërguar një letër Gjykatës së Matit, ku deklarojnë mos paraqitjen e tyre në gjyqin që zhvillohet prej muajsh në këtë gjykatë. "Ne nuk do të paraqitemi si dëshmitarë në gjyqin që ka nisur në ngarkim të 6 zyrtarëve të burgut të Burrelit". Burime pranë gjykatës sqarojnë se të dënuarit kanë të drejtën e tyre të paraqiten ose jo në  gjyq, por trupi gjykues në këto rrethana ka vendosur caktimin e një avokati mbrojtës kryesisht, i cili do të marrë përsipër mbrojtjen e Marashit e Lleshit.                           h.p.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›