Presidenti dekreton ligje të rëndësishme të reformës në Drejtësi
Presidenti i Republikës ka dekretuar dje disa ligje të rëndësishme të miratuara kohët e fundit nga Kuvendi që kanë të bëjnë kryesisht me sistemin e Drejtësisë. Presidenti ka dekretuar dje ligjin “Për Policinë e Burgjeve”, atë “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat", ligjin “Për ekzekutimin e vendimeve penale” si dje ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”. Dekrete të tjera të miratuara nga Presidenti i Republikës janë ato për shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara”, “Për faktoringun”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen Ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore, Paris 2001” si dhe shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për hapjen e zyrës lokale gjermane për bashkëpunimin për zhvillim në Shqipëri”.
30 Dhjetor 2008