Pronat, Mediu kundër Pollos e Rulit

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
Debat në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, maxhoranca kundër amendimeve të kreut të PR.
Ministri i PR propozon ndryshime: Stop tapive me ligjin 7501.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka marrë dje në shqyrtim dy propozimet e ministrit të Mjedisit, njëherësh kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, për amendimin e projektligjeve të pronave të ardhura nga qeveria. Amendimet e Mediut janë regjistruar në protokollin e Kuvendit dhe janë firmosur nga ana e tij si deputet i PR-së dhe jo në tagrin e ministrit. Propozimet e Mediut kërkojnë të shfuqizojnë disa nene të projektligjeve Për krijimin e titujve të pronësisë dhe Për kalimin pa dëmshpërblim të tokës bujqësore, të hartuara nga ministri i Inovacionit Genc Pollo dhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Këto ndryshime të propozuara nga aleati në qeveri janë bërë shkas i shtyrjes së mbledhjes me kërkesë të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Veprimtarisë. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, ka kërkuar kohë në dispozicion për të shqyrtuar propozimet e ministrit Fatmir Mediu, duke i quajtur ato të dyshimta. Duke gjykuar se ndryshimet e anëtarit të kabinetit qeveritar, i cili si ka dhënë këto mendime në kabinet, për këtë shkak historia koklavitet më shumë, si një ministër paraqet ndryshimet në Parlament, rast i paprecedentë në këtë aspekt. Ne kërkojmë më shumë kohë që të njihemi me ndryshimet që ka sjellë ministri-deputet Fatmir Mediu në kundërshtim me qeverinë apo në hile me qeverinë, deklaroi Blendi Klosi, i cili kërkoi që diskutimi për këto ndryshime të bëhet sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Përplasja
Ndryshimet e propozuara nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, janë kundërshtuar nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë të Inovacionit. Sipas ekspertëve, amendimet e PR-së kufizojnë numrin e familjeve fermere që përfitojnë nga këto dy ligje, për këtë arsye bien ndesh me qëllimin e tyre. Familjet bujqësore që praktikisht janë subjekt i ligjit dhe përmbushin tri kushtet e ligjit, që të jenë subjekte të ligjit, të mos kenë ndryshuar gjendjen civile që nga viti 91 dhe të kenë tokën në përdorim, përfitojnë nga ligji për kthimin pa shpërblim të tokës bujqësore. Me amendimet që i bëhen ligjit nga zoti Mediu, duke i vënë kushtin që duhet të kenë marrë certifikatën apo aktin e marrjes në pronësi, kufizon ndjeshëm dhe në masë numrin e subjekteve që përfitojnë nga ligji për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, theksoi Irfan Tarelli, ekspert i Ministrisë së Bujqësisë. Në propozimet e tij ministri Mediu kërkon që komisionet vendore të mos pajisin me tapi pronarët që kanë marrë tokë me ligjin 7501, veçanërisht ato që janë në proces gjyqësor, në proces legalizimi, republikanët kërkojnë që në këtë listë të shtohen dhe tokat që janë në proces shqyrtimi nga AKKP-ja. Kreu i PR kundërshton qeverinë dhe për ndarjen për frymë të tokës bujqësore dhe, sipas amendimit të tij, nëse një pronar ka marrë më shumë tokë nga çfarë i takonte, atëherë kjo tokë ti jepet AKKP-së për kthim apo kompensim fizik te pronari. Por sipas variantit të qeverisë, pronarit do ti jepet mundësia të blejë jo më shumë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit referuar normës për frymë të fshatit.
Rrëzimi
Amendimet e propozuara nga ministri Mediu pritet të rrëzohen nga demokratët në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kryetari i Komisionit, Jemin Gjana, theksoi se propozimet e bëra nga kreu i PR-së bien ndesh me qëllimet e ndryshimeve të ndërmarra në legjislacion nga qeveria dhe, për rrjedhojë, ato e nuk zgjidhin problemin e 4500 familjeve që nuk gëzojnë tapitë për tokën bujqësore. Me ndryshimet që propozohen, situata mbetet kështu siç është dhe nuk sjell asnjë përmirësim, theksoi Gjana.
Ligji i krijimit të titujve të pronësisë për tokën bujqësore
Varianti i PD
Shfrytëzimi i pikës c 9948
KV-ja ka detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
1. Zgjidh mosmarrëveshjet e evidentuara:
a) për kufijtë e tokës bujqësore, ndërmjet rretheve, brenda qarkut;
c) ndërmjet individëve dhe ish-komisionit të tokës së fshatit.
Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve bëhet me kërkesën e palëve ose me nismën e vetë KV-së.
Varianti i PR
Të mos shfuqizohet pika c 9948.
Varianti i PD
Neni 6/ 2. Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, përpara marrjes së vendimit për pavlefshmëri të pjesshme, sipërfaqja shtesë i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së, miratuar me vendim të KM. Sipërfaqja e ofruar nuk duhet të kalojë 10% të sipërfaqes që i takon subjektit, referuar normës për frymë të fshatit.
Varianti i PR
Neni 6/2. Të hiqet pika dy dhe të bëhet: Nëse pavlefshmëria e pjesshme vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, ajo vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, për ta përdorur për kthimin fizik të pronarit apo kompensimin e tij.
Neni 14
Varianti i PR
AMTP-ja nuk do të plotësohet në qoftë se:
Është në proces shqyrtimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Debati ne komision
Blendi Klosi: Duke gjykuar ndryshimet e anëtarit të kabinetit qeveritar, i cili si ka dhënë këto mendime në kabinet, për këtë shkak historia koklavitet më shumë, si një ministër paraqet ndryshimet në Parlament, rast i paprecedentë në këtë aspekt. Ne kërkojmë më shumë kohë që të njihemi me ndryshimet që ka sjellë ministri-deputet Fatmir Mediu në kundërshtim me qeverinë apo në hile me qeverinë.
Jemin Gjana: Amendamente që kanë ardhur nga zoti Mediu nuk janë amendamente që kanë ardhur në cilësinë e ministrit, por një deputeti që përfaqëson një strukturë të caktuar politike, që gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një qëndrim të caktuar lidhur me çështjen e pronave, të ndarjes së tokave dhe zbatimit të ligjit 7501. Ka qenë në krah të shoqatës Pronësi dhe Drejtësisë, që ka kërkuar vazhdimisht rrëzimin e ligjit 7501.
Artan Gaçi: Gjatë kësaj kohe jeni marrë me përgatitjet e këtij projektligji, a keni një numër të saktë se sa është numri i familjeve që preken nga miratimi i këtij drafti? Sa është numri i saktë i familjeve përfituese?
Irfan Tarelli: Numri rigorozisht i saktë është vështirë të evidentohet; Nëse do ti futemi rast pas rasti, në ligj ka një procedurë verifikimi, që ne nuk mund ta bëjmë pa u miratuar, por paraprakisht kemi disa të dhëna për komunitetet në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe kryesisht në ndërmarrjen bujqësore të Patosit, në Krujë, që numri i tyre është shumë i madh, por problematiket mund të jenë 7-8.
Jemin Gjana: Problematike është ndërmarrja bujqësore e Patosit, se kryetari i Bashkisë nuk ka dashur asnjëherë të ngrejë komisione.
Irfan Tarelli: Ndërmarrjet bujqësore Kukës, Lezhë dhe disa të tjera me përqindje më të vogël, të tjera subjekte që kanë probleme shkojnë në total rreth 4000-4500 familje. Janë subjekte të ligjit familjet bujqësore që përmbushin kushtin e parë, që janë subjekt i ligjit dhe të kenë gjendjen civile të pandryshuar që nga