Presidenti i Federatës e konfirmon teknikun
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Hulio Grandona ka konfirmuar se Maradona do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses. Sipas medias argjentinase, ai mësohet se i ka telefonuar Maradonës pas humbjes shkatërruese kundër Gjermanisë, për t’i thënë: “Ej, mos harro se duhet të drejtosh ndeshjen kundër Irlandës...”. Me këto fjalë ai ka dashur t’i shpjegojë trajnerit që ka mbështetjen totale dhe se ai nuk rrezikon postin që mban. Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Irlandës është programuar që të luhet më 11 gusht.