Presidenti i Gramozit, “Qytetar Nderi” në Ersekë
ERSEKE - Qyteti i Ersekës i jep titullin e nderit Mustafa Taçit, presidentit të sportklub "Gramozit". Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e bibliotekës së qytetit, në prani të qindrave banorëve, zotit Taçi iu dorëzuar titulli "Qytetar Nderi i Ersekës", me motivacionin: "Pasardhës i familjeve fisnike që kanë qeverisur Kolonjën e më gjerë. Mbartës i vlerave të shkëlqyera të familjes së tij dhe të krahinës së Kolonjës. Kontribut të shquar në pasurimin dhe përhapjen e këtyre vlerave në ditët e sotme, kontribut të pazëvendësueshëm në rritjen e cilësisë së jetës sportive në qytetin e Ersekës". Mustafa Taçi, me profesion inxhinier, vjen nga një familje me tradita të shquara patriotike, e cila përjetoi kalvarin e persekutimit politik prej 45 vjetësh, pse i ati i tij, Nevros Taçi shfaqi idetë e tij përparimtare e nacionaliste.