E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Hungarisë, Solyom vizitë dyditore në vendin tonë

TIRANË - Mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dyditore Presidenti i Hungarisë, Lazlo Solyom. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Presidenti i Hungarisë do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gjithashtu, axhenda e Presidentit hungarez Solyom parashikon një vizitë në qytetet turistike të Sarandës dhe të Durrësit, ku do të pritet nga autoritetet vendore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›