E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, mesazh ngushellimi familjes se regjisorit te ndjere Viktor Gjika

Presidenti Bamir Topi (Foto: NOA)

Tiranë, 4 mars 13:19 NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të regjisorit dhe Artistit të Popullit, Viktor Gjika për ndarjen e tij nga jeta.

“Me hidhërim të madh, - thuhet në mesazh, - mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Presidenti vlerëson më tej se “sot u nda nga ne kineasti i jashtëzakonshëm, intelektuali i shquar, prindi i pashembullt, i cili ia përkushtoi jetën me devotshmëri e profesionalizëm familjes, artit dhe vlerave përparimtare qytetare”.

:I bindur se i ndjeri Viktor Gjika dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë të pashlyera në panteonin e kinematografisë shqiptare dhe kujtesën e artdashësve anembanë, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore!”, - përfundon mesazhi i Presidentit Topi.

e.l/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›