E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, mesazh urimi Fatmir Sejdiut

Topi: Shqipëria, gjithmonë përkrah Kosovës

Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, në mesazhin e urimit për dyvjetorin e pavarësisë, i ka premtuar homologut të tij të Kosovës, Fatmir Sejdiu, se “Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”.

Në këtë mesazh, Topi thekson se “Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike. Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe europiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›