E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentj Jahjaga ka dënuar sulmin ndaj autobusëve serb

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënon sulmin me koktej molotovi ndaj pesë autobusëve me udhëtarë serbë në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të sfiduar stabilitetin në vend

Presidentja Jahjaga e vlerëson sulmin si një akt të patolerueshëm dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet mbi të cilat po ndërtojmë shtetin tonë demokratik, që u garanton të gjithë qytetarëve të drejta të barabarta pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo racore.

Jahjaga u bën thirrje organeve të rendit që të hetojnë këtë incident dhe të sjellin përpara drejtësisë kryesit e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›