E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proces pa probleme në Himarën me pak banorë

Në Bashkinë e Himarës me pak banorë, procesi i pajisjes së shtetasve me karta identiteti ecën me ritme të kënaqshme. Emiliano Dhimolea, përgjegjësi i zyrës së aplikimit për kartat në këtë bashki, thotë se procesi po ecën me ritme të kënaqshme. Banorët e Himarës janë të ndërgjegjshëm që këto karta u duhen jo vetëm në Shqipëri, por dhe për në Greqi, pasi shumica e tyre jetojnë atje. "Shifra e aplikimeve është e kënaqshme. Megjithëse kemi një zyrë të vetme për aplikime, ne ia dalim me fluksin i cili nuk është i madh. Në ditë te ne aplikojnë rreth 28 persona dhe në ditë festash fetare numri i aplikimeve rritet", thotë Dhimolea. Në Bashkinë e Himarës kanë aplikuar 2410 qytetarë dhe nga këta janë pajisur me karta 824. Ndërsa numri i aplikimeve për pasaporta biometrike është në shifrën e ulët 12, pasi të gjithë banorët e Himarës janë të pajisur me pasaporta, vetëm një përqindje e vogël është pa pasaportë. Në Himarë numri i votuesve që do t‘u drejtohen kutive të votimit më 28 qershor është 10654, por shqetësim mbetet edhe këtu fenomeni i listave, ku shumë të vdekur rezultojnë të jenë votues.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›