Pretenca: 2 vjet burg dy mjekëve
TIRANE - Vdekja e fëmijës 16 muajsh Orges Dardha më 9 tetor 2006 do u kushtojë nga një vit burg dy mjekëve të akuzuar për mjekim të pakujdesshëm. Kjo ishte pretenca e prokurorit të çështjes, i kërkoi dje në Gjykatën e Tiranës dënimin me nga një vit burg për dy mjekët; kirurgun Ramazan Isufaj, shef i pavijonit të Kirurgjisë faciale në QSUT, dhe anestezistit Bensar Shuteriqi. Sipas prokurorit të çështjes, dy mjekët akuzohen se me veprimet e tyre kanë shkaktuar vdekjen në operacion të foshnjës 16-muajshe Orgest Dardha, nga Maqellara e Dibrës. I mituri ka ndërruar jetë në pavijonin e kirurgjisë maxillo-faciale në QSUT, ndërsa pas ekspertizës, specialistët e mjekësisë ligjore konstatuan një sërë mangësish, të cilat përbëjnë elementë të mjekimit të pakujdesshëm të formës së neglizhencës, të cilat ndikuan në vdekjen e fëmijës. Në fakt, familjarët kishin pasur dyshime për vdekjen e vogëlushit, dhe kishin kërkuar përgjigje të ekspertëve për rastin, por që gjithçka do të shtyhej nga zyra e gjendjes civile të komunës, që nuk pranonte të ç'regjistronte fëmijën pa aktin e vdekjes. Seancën tjetër pritet mbrojtja e mjekëve dhe vendimi i gjykatës. fa.ma.