E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Endri Pema



Zëvendësministri i Financave, Florian Mima, prezantoi dje drejtorin e ri të përgjithshëm të Doganave, Endri Pema. Pema do të zëvendësojë Përparim Dervishin, të shkarkuar një ditë më parë nga qeveria. Vendimin e qeverisë Mima e ka motivuar me performancën e ulët në Dogana, në uljen e të ardhurave të programuara. Sipas numrit dy të Financave, në këtë sektor të rëndësishëm nuk u plotësuan objektivat. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Doganave, Mima kërkoi që doganat duhet të kenë marrëdhënie më të mira me biznesin. Drejtori i sapoemëruar, Pema, ka kërkuar masa të rrepta në këtë drejtim, duke nënvizuar se do të ketë punë më fiktive. “Targeti im do të jetë rritja e performancës. Kërkoj më shumë punë nga punonjësit”, - tha Pema, gjatë prezantimit të tij. Ndërsa ish-drejtori Dervishi tha në fjalën e tij para mediave se ndryshimet sjellin rezultate, për të shtuar se në dogana ishte ndërmarrë reforma, por në 2009-n, nisi të ndihej kriza ekonomike, gjë që vështirësoi aty punën. Dervishi theksoi se ndryshimet janë të mirëpritura, ndërsa vlerësoi reformat e kryera gjatë kohës kur ai qëndroi në krye të kësaj drejtorie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›