Rama kritikon politikën e ndjekur nga PS-ja ndaj Lazaratit
Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka qenë dje në Lazarat, ku ka folur mbi problematikën serioze të ndarjes së njerëzve dhe vendosjes së tyre nga forcat politike përballë njëri-tjetrit. Vetëm për të thyer tabunë e bërjes së fushatës së socialistëve në këtë fshat, që njihet si zonë me elektorat të djathtë, ai ka kritikuar politikën e paraardhësve të tij në PS ndaj këtij fshati. Dihet që herë pas herë ky fshat është bërë objekt i sulmeve politike dhe është izoluar sidomos nga qeveritë socialiste. “Kjo politike e vjetër që ka nxitur deri në fshatin më të largët ndasinë dhe sherrin, ka vepruar kështu, sepse ka qenë e paaftë të lexojë hallet e njerëzve. Ka qenë e paaftë të lexojë Shqipërinë e njerëzve të ndershëm”, - ka pohuar Rama.