E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genci Qana merr kreun e Prokurorisë së Tiranës

19/11/2009  Largohet në SHBA Genti Xholi

TIRANE- Genci Qana, prej një jave ka marrë frerët e Prokurorisë së Tiranës, pasi drejtuesi i këtij institucioni Genti Xholi, është larguar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se përpara largimit me anën e një shkrese Genti Xholi, ia ka besuar gjithë punën hetimore prokurorit Qana, i cili njëkohësisht mbulon edhe seksionin e trafiqeve pranë kësaj prokurorie. Nuk dihet me saktësi se sa kohë Genci Qana do të vazhdojë të qëndrojë në krye të akuzës kryeqytetase, por mësohet se kjo gjë do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, periudhë kjo që shënon edhe ardhjen nga SHBA-ja të prokurorit Genti Xholi. Ndërkohë Qana, është edhe një nga prokurorët e dosjes “Gërdeci”, e cila aktualisht po gjykohet në gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›