E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: “Do zbatojmë marrëveshjen e CEFA”

 

Funksionim të prokurimeve publike shqiptare, krijim dhe zbatim transparent të rregullave të konkurrencës, liberalizim të mëtejshëm të tregtisë dhe shërbimeve. Këto kanë qenë disa nga premtimet që ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti ka bërë në takimin e radhës të CEFA-s(Marrëveshja Tregtare e Evropës Qendrore), i cili u mbajt në Mal të Zi. Ministri ka dhënë një tablo të plotë të zhvillimit ekonomik të vendit duke theksuar rritjen ekonomike që ka pasur vendi ynë. “Një mjedis më i përshtatshëm për biznesin, si ulja e taksave, zbutja e burokracive, ekonomia e hapur, tregu i lirë, kanë qenë mekanizmi i zhvillimit dhe i rritjes ekonomike” tha ai gjatë takimit. Ndërkohë duke parë perspektivën Shqipëria do të jetë drejtuese në takimin e vitit të ardhshëm me vendet e CEFTA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›