E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajtim evropian për shëndetin e zemrës

 

Ministri i Shëndetësisë Z. Petrit Vasili, mori pjesë dje në Konferencën e XIII Kombëtare të Kardiologjisë, ku u nënshkrua dhe Karta Europiane e Shëndetit të Zemrës.  Ministri Vasili gjatë fjalës se tij vlerësoi si mjaft të rëndësishëm reformimin e sistemit shëndetësor, disa elementë të tij që synojnë disiplinim, krijimin e një klime menaxheriale të domodoshme si dhe motivimin shkencor dhe teknik më të madh të operatorëve të shërbimit. Ministri i Shëndetësisë Vasili theksoi se Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë ndoshta është një nga provat më të mira që tregon se aftësimi profesional i mjekëve shqiptarë nuk mungon, por “konflikti” midis aftësive të shkëlqyera, por mundësive jo gjithmonë adekuate për të implementuar në praktikë ato që përvetësohen dhe që vjen nga pamundësitë në disa raste që sistemi t’i afrojë këto mundësi bëjnë që këto dije të mbeten të ngurta dhe që nuk arrijnë të shtrihen në praktikë. Ndaj dhe nevoja e ndryshimit të vazhdueshëm të sistemit dhe modelit të tij menaxherial dhe filozofik janë të paevitueshme u shpreh Ministri. 
Ministri vlerësoi se “aktivitete të tilla janë të rëndësishme dhe në fushën e edukimit të vazhdueshëm professional, ku është vendosur dhe konferenca e sotme, pasi ka atë qëllim që pjesëmarrësit të përvetësojnë dijet më të rej, në mënyrë sintetike jepen nga profesorë të nderuar, por dhe të dinë peshën e këtyre konferencave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›