Skafet, policia:Kontrolli ishte për drogë
VLORE - Operacioni për kontrollin e mjeteve lundruese në portin e jahteve në Orikum vijoi edhe ditën e djeshme. Në kontroll morën pjesë policia e Vlorës, sektori i antidrogës, forcat speciale në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtar. Operacioni u përqendrua në dy skafe me pronarë shtetas italianë. Sipas burimeve të Policisë dhe të Prokurorisë së Vlorës, kontrollet janë bërë në bazë të disa dyshimeve të cilat kishin të bënin me fshehjen e një sasie të konsiderueshme të drogës në një prej skafeve. Më të dyshuarit kanë qenë skafet me pronar shtetasit italianë. Mbas kontrollit të imtësishëm dy ditor janë kontrolluar 9 skafe me qen antidrogë. Por nga sektori i antidrogës nuk është gjetur asnjë lëndë e dyshimtë në ambientet e mjeteve lundruese. Sipas policisë, dyshimet kanë qenë mjaft të forta, por gjatë kontrollit nuk u gjet asgjë. q.b