Prifti apel socialistëve: Braktisni PS-në
25/01/2009 LSI-PS, thellohet ndarja
Deklarata e Blushit risolli akuzat për marrëveshje mes dy partive kryesore
Lëvizja Socialiste për Integrim u është rikthyer dhe një herë tjetër akuzave të saj në adresë të Partisë Socialiste. Referuar një deklarate e bërë nga një prej eksponentëve të lartë të PS-së, Ben Blushit, për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me PD-në, nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti nuk ka vonuar të shigjetojë ashpër lidershipin socialist. “Sekretari politik i Partisë Socialiste ka deklaruar se Partia Socialiste është e hapur dhe do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve. Unë personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim se Partia Socialiste nuk është më përfaqësuese e socialistëve. Në deklaratën e tij sekretari politik i PS-së ndër të tjera thoshte gjithashtu se “unë nuk jam i majtë, ne nuk po bëjmë një program të majtë, ne jemi të hapur të bëjmë një qeveri me Berishën”, - vlerësoi Prifti gjatë një konference për shtyp. Por duke qenë më i drejtpërdrejtë, deputeti i LSI-së shtoi se “Partia Socialiste ka të paktën një vit që bashkëqeveris me Berishën, në të gjitha nivelet ka një bashkëqeverisje, prandaj Shqipëria është zhytur thellë e më thellë në problemet që ka dhe në varfërinë që ka sot”. Sipas tij, PS-ja dhe PD-ja kanë bërë Kushtetutën bashkë, kanë bërë ligjin për Prokurorinë bashkë, kanë goditur gjykatat bashkë. “Teatrin që ata luajnë para shqiptarëve se gjoja nuk janë në bashkëqeverisje, edhe teatrin që ndodhi me Bashkinë e Tiranës, me refuzimin e buxhetit, asnjë shqiptar nuk duhet ta besojë. Ata do të bashkohen tani dhe do ta votojnë përsëri buxhetin, por ata dëshirojnë të gënjejnë, sidomos Partia Socialiste, sa më shumë socialistë dhe sa më shumë të majtë, se janë në opozitë me Berishën”, - vuri në dukje Prifti. Për këtë arsye nënkryetari i LSI-së lëshoi një apel për të gjithë socialistët. “Blushi kishte guximin dhe tha “ne do ta bëjmë qeverinë me Berishën”. Mesazhi im për shqiptarët, sidomos për socialistët, është: braktiseni Partinë Socialiste, braktisni të djathtët që drejtojnë atë forcë politike dhe në zgjedhjet e ardhshme ne si shqiptarë ta nxjerrim edhe PS-në, edhe PD-në, të dyja së bashku me pak se 51 për qind, që të mos u japim atyre mundësinë të vazhdojnë abuzimin, vjedhjen dhe goditjen e shqiptarëve, siç janë duke bërë sot në bashkëqeverisje”, - u shpreh Prifti gjatë fjalës së tij.
Kërkesa
LSI-ja kërkoi dje që të ndalohet urgjentisht faturimi afrofe. “Faturimi afrofe mbetet shtegu i punonjësve të KESH-it për të abuzuar, shtegu për të goditur konsumatorët që nuk kanë mundësinë financiare për të paguar dhe për të mbuluar vjedhjet që bëhen me konsumatorët e tjerë dhe me bizneset. Menjëherë të merren masa që të mos ketë më faturim afrofe”, - deklaroi deputeti i LSI-së Dritan Prifti.