E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti emëron Stojkun, kreun e ri të KESH-it

 

Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Korporatës Elektronergjetikë shqiptare. Pas dorëheqjes së Gjergj Bojaxhi nga posti i tij dy ditë më parë, është emëruar dje Muharrem Stojku, kreu i ri i KESH-it. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë një deklarate për media u shpreh se: “Largimi i Bojaxhiut nuk ishte i komanduar, por surprizë dhe për vetë atë”. Madje sipas, ministrit mes tij dhe ish-kreut të KESH-it nuk ka pasur asnjë përplasje. “Mendoj se dorëheqja ishte një vendim i tij personal”, tha ministri. Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së Bojaxhi nga posti i tij, Këshilli Mbikëqyrës i KESH-it emëroi Muharrem Stojkun kreun e ri, i cili nuk është një emër i panjohur në radhët e Korporatës. Ai ka punuar në KESH si Drejtor i Divizionit të Prodhimit. Gjatë deklaratës së tij të djeshme ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka reaguar edhe ndaj çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar nga Enti i Energjisë Elektrike të mbrojë konsumatorët. “Nga momenti i aplikimit deri në momentin e vendimit ka shumë hallka të cilat mund të funksionojnë dhe do të funksionojnë për të mos qenë situata kaq problematike siç duket në pamje të parë. E para Enti Rregullutaor ka detyrim ligjor që të studiojë me përgjegjësi këtë aplikim, të bëj llogaritjet teknike, financiare, ekonomike me përgjegjësi të lartë për të parë sa realiste është kërkesa që vjen nga OSSH-ja. Unë jam i prirur të besoj që Enti Rregullator e ka shumë të qartë detyrën e vet që është numër 1, mbrojtja e konsumatorit shqiptar dhe jo dhënia e favorizimeve për ndonjë kompani apo dhe ndonjë tjetër”, deklaroi Dritan Prifti, Ministër i Energjetikës”, tha ministri Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›