Dritat, ERE plan për të ulur në 210 kilovat konsumin me çmim të lirë
Fabiola Çela
Çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë por jo vetëm çmimi. Sipas studimit më të fundit të Entit Rregullator të Energjisë, çmimi i energjisë duhet të mbetet i pandryshuar vetëm për ato familje që konsumojnë deri në 210 kilovat orë në muaj. Sipas skemës aktuale, për familjet që konsumojnë deri në 300 kilovat ore në muaj çmimi i energjisë është 7 lekë kilovati.
Raporti
Vetëm një muaj më parë ERE ka kryer një studim mbi konsumin e energjisë elektrike në familje. “Nga studimi i ERE-s, konsumi maksimal i energjisë elektrike, të cilin janë në gjendje ta paguajnë familjet në nevojë nëpërmjet përkrahjes aktuale sociale nga ana e shtetit, rezulton 210 kwh/muaj” thuhet në raportin e Entit. Sipas raportit sasia e energjisë elektrike mujore që shpenzohet nga familjet me të ardhura të pakta rezulton 211 kwh/Muaj, kurse shpenzimi për pagesën e kësaj sasie energjie përben 7% të të ardhurave mujore të këtyre familjeve. Madje edhe pse me të ardhura të pakta, këto familje rezultojnë të jetë më korrekte në pagesën e energjisë elektrike. Konkretisht nga të dhënat e OSSH-së rezulton se kategoria e familjeve me të ardhura të pakta që përfiton nga ndihma ekonomike, përfaqëson një kategori konsumatorësh korrekt, të cilët e paguajnë rregullisht faturën e energjisë elektrike të konsumuar. Në raportin e saj ERE ka bërë një analizë të detajuar, se pse duhet ndryshuar banda e parë e konsumit të energjisë. Pra pse duhet të jetë 210 kilovat orë në muaj dhe 300 kilovat orë, siç është aktualisht. “Konsumit mesatar të energjisë elektrike të faturuar për konsumatorët familjare, në shkallë vendi, i cili për vitin 2008 rezulton me 213.9 kwh/muaj, kurse për konsumin real, i cili merr në konsideratë edhe humbjet jo teknike është 252.4 kwh/muaj. Nëse do të përjashtonim numrin e konsumatorëve me konsum mujor “zero”, të cilët vlerësohen 181,291, atëherë konsumi mesatar mujor i faturuar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë do të rezultonte 272 kwh/muaj, ndërsa konsumi real 321 kwh/muaj.
Fatura e energjisë elektrike, duke marrë parasysh edhe TVSH-në, për konsumin mujor të bllokut të parë ekzistues prej 300 kwh/muaj rezulton 2520 Lekë. Buxheti mesatar mujor për pagesën e energjisë elektrike, i familjeve me të ardhura të pakta, të cilat përfitojnë ndihmë nga shteti, është 1,775 Lek/Muaj. Nga këto të dhëna arrijmë në përfundimin se blloku ekzistues prej 300 kËh/Muaj, i cili është përcaktuar nga ERE sipas sasisë minimale për të cilën fillon përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje dhe që ka për synim dekurajimin e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje është më i madh nga ai që duhej të ishte sipas analizës per t’ju shërbyer vetëm familjeve në nevojë. Nga pikëpamja e aftësisë paguese të familjeve më të ardhura të pakta, blloku i parë do të ishte i arsyeshëm në masën 210 kwh/Muaj” thuhet në raport. ERE ka vendosur konsumin për bllokun e parë në masën 300 kwh në muaj, me tarife 7 lekë/kwh, kurse për konsumin mbi 300 kwh në muaj, me tarifë 12 lek/kwh, si shprehje të politikës rregullator për dekurajimin e ngrohjes së banesës me energji elektrike. Blloku me konsum 300 kwh/muaj është përdorur së pari në vitin 2003. Më pas u kalua në bllokun me 210 kwh/Muaj dhe në vitin 2008 u kalua përsëri në atë me 300 kwh/muaj. Rekomandimet e ERE-s për të ndryshuar bllokun e konsumit janë bërë vetëm një muaj para, se të nisë diskutimi mbi tarifat e reja të energjisë. Aktualisht çekët e OSSH-së e kanë dorëzuar kërkesën e tyre pranë Entit për rritjen e çmimit të dritave në 2010. Ata kanë propozuar që kjo rritje të jetë në masën 23 për qind.
Pesha specifike e energjise elektrike per Çdo sherbim ne familje
Lloji i
Sherbimit
Ndricim elektrik 59 21.30 50 15.77
Ftohje me frigorifer 62 22.38 45 14.19
Informacion me TV&Video 22 7.94 35 11.04
Informacion me marres satelit 3 1.08 3 0.94
Larje teshash me makine larese 45 16.24 30 9.46
Konsum ne mjediset e perbasheta 15 5.41 15 4.73
Informacion me sistem audio 20 7.22 20 6.31
Hekurosje teshash 10 3.61 10 3.15
Freskim me ventilator 10 3.61 15 4.73
Pastrim me fshese elektrike 7 2.53 8 2.52
Stabilizator tensioni 4 1.44 4 1.26
Freskim mjedisi me kondicioner 10 3.61 40 12.61
Larje enesh me makine — — 5 1.57
Perdorim Kompjuteri — — 9 2.84
Tharje teshash me thares elektrik — — 5 1.57
Te tjera: kositese bari, bluarse etj. — — 15 4.73
Sherbime te tjera: kombinat
kuzhine,ekspres kafeje,
mikrovale tharese flokesh etj. 10 3.61 15 4.73
Totali 277 100 317 100