E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prifti përgjegjës për premtimin e pambajtur”

11/12/2009  Xhaçka e Ligori

Partia Socialiste vlerësoi dje se për shqiptarët që jetojnë me punë të ndershme, e sidomos ata që sot janë të papunë, rritja e çmimit të energjisë do të thotë më shumë varfëri e më shumë vuajtje. Ishin deputetet e PS-së Olta Xhaçka dhe Shegushe Ligori ato që ngritën një shqetësim të tillë përpara Ministrisë së Ekonomisë. Sipas tyre, ministri Prifti, i cili tjetër premton e tjetër bën, është përgjegjës për barrën e shtuar që do rëndojë në kurrizin e familjeve shqiptare. “Si gra e si familjare, i bëjmë thirrje zotit Priftit t’i bëjë apel arsyes, sepse nuk mund t’u shtojë vuajtjet shqiptarëve në kohë festash e në kohë krize, në vendin më të varfër në Europë, kur çmimi i energjisë ka rënë dhe nuk mund t’u shitet njerëzve shumëfish. I bëjmë apel ministrit, por dhe kësaj qeverie, se, pasi u grabitën votën shqiptarëve, të mos u zhvatin edhe xhepat e tyre”, - vlerësuan ligjvënëset socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›