E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti prezanton kreun e ri në KESH: Drita 24 orë

 

Kreu i Ministrisë së Energjetikës, Dritan Prifti, ka prezantuar dje Drejtorin e ri të Përgjithshëm të KESH-it, Muharrem Stojku. Gjatë ceremonisë së prezantimit, ministri Prifti i ka kërkuar drejtorit Stojku, furnizimin 24 orë me energji pa ndërprerje, si dhe të përmirësojë treguesit financiarë të korporatës. Ai kërkoi gjithashtu edhe përmirësime menaxheriale. Gjithashtu Prifti siguroi kreun e ri të KESH-it për mbështetjen e tij në realizimin e këtij objektivi. Pas dorëheqjes së Gjergj Bojaxhiut ditën e shtunë nga posti i kreut të KESH, vetëm një ditë pas Këshilli Mbikëqyrës i KESH vendosi që Stojku të jetë kreu i ri i kësaj korporate. Por Stojku nuk është i panjohur në radhët e KESH-it, ai ka një përvojë të gjatë në sektorin energjetik në vend. Gjatë vitit 1991, ai ka qenë drejtor i termocentralit të Fierit. Nga 1997 deri 2005 ka qenë Drejtor i Divizionit të KESH. Deri para emërimit të tij, Stojku ishte drejtor i prodhimit në KESH, ai është një nga njerëzit më me eksperiencë në sektorin energjetik. Ai ka më shumë se 30 vjet që operon në këtë fushë, është një teknik dhe menaxher i mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›