E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyhdi Dajti,kreu i ri i Policisë Bashkiake

 

Kreu i ri i Policisë Bashkiake, do të jetë Zyhdi Dajti që  zëvendëson në këtë post Ndrec Dedën. Prezantimin e drejtorit të ri e bëri dje kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. “Drejtori i Policisë Bashkiake, Ndrec Deda, do të largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij do të jetë z. Zyhdi Dajti”, tha Rama gjatë prezantimit. Ai theksoi nevojën e një policie bashkiake më të sofistikuar dhe në mbrojtje të qytetarëve. “Sot me plot të drejtë, qytetarët e Tiranës kërkojnë që Policia Bashkiake të jetë dhe më e pranishme, më e gatshme, dhe më e mirësjellshme, të jetë edhe më e aftë dhe e përgatitur për t’iu gjendur pranë”, vijoi Rama. Ndreca ka qenë në krye të Policisë Bashkiake që prej krijimit të kësaj strukture policore, ndërsa pak ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post. “Roli i policit bashkiak është një rol disi i veçantë, i cili nënkupton një komunikim të drejtpërdrejtë me komunitetin, një prani të pandarë në komunitet dhe një gatishmëri, për t’iu gjendur pranë komunitetit, për çdo problem”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›