E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prioritet rrugët në komuna”

 

Kandidati i PD-së për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, premtoi gjatë një takimi, që pati në komunat Patos i Sipërm dhe Zharrës se në mandatin e dytë qeverisës të maxhorancës së djathtë nuk do të ketë distancë më të gjatë se 15 minuta për çdo dalje në akset  kombëtare. Olldashi theksoi se “Ajo që duam të arrijmë është që çdo qytetar i këtij vendi të dalë nga shtëpia e tij në një aks kombëtar për jo më shumë sesa 15 minuta; kjo do të thotë ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend me një rrjet rrugor jo vetëm nacional, por edhe rrjet rrugor të brendshëm modern dhe evropian”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›