Prishën ashensorin, në hetim 4 të rinj
KORÇE - Katër të rinj janë kallëzuar nga administratori i qendrës CITY CENTER në lagjen nr.9 të Korçës, pasi dëmtuan ashensorin e ndërtesës së tij. Ai ka kërkuar që të rinjtë të ndiqen penalisht nën akuzën e “shkatërrimit të pronës” dhe të zhdëmtojnë dëmin e kryer. Pas këtij denoncimi, policia ka filluar çështje penale në ngarkim të të rinjve, të cilët ndiqen të lirë. Autorët janë R. Fejzullai, 18 vjeç, J.Xhamaqi, 18 vjeç, E. F., 16 vjeç, dhe Dh. J., 17 vjeç. Ata po ngjiteshin në katet e larta të ndërtesës, por ashensori u bllokua. Më pas, ata përdorën forcën dhe arritën të shtrembërojnë derën e të dalin jashtë. Por, pavarësisht dëshmisë së tyre, pronari i ndërtesës i paditi në prokurori për dëmtimin e ashensorit. j.gj.