E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, pa "fuqi" në veri

Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike (IHPP) në Londër publikon një raport për Kosovën në të cilin theksohet se autoritetet e Prishtinës nuk e shtrijnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit. Sipas këtij studimi, gjendja aktuale përbën një sfidë serioze për integritetin territorial të Kosovës. Raporti nënvizon se në veri të vendit ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo Prishtina. Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit. Duke kërkuar nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në rastin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, në raport jepen edhe disa rekomandime ku tregohet se si nuk duhet të bëhen gabime të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›