Prishtinë-Shkup, së shpejti marrëdhënie diplomatike
Prishtina dhe Shkupi pritet që së shpejti të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, i cili deklaroi se shumë shpejt do të vendosen marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërkaq, sipas zëdhënësit të presidentit mësohet se presidenti Sejdiu është i interesuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke theksuar se në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk ka ndikuar mos-ftesa e presidentit Sejdiu në inaugurimin e homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov. Presidenti maqedonas pas refuzimit të ftesën nga homologu kosovar, shprehu keqardhjen për këtë vendim por nuk komentoi më tej.
11 Qershor 2009