E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritë familjes kosovare, tentojnë grabitjen e fëmijës

08/07/2009  Plagoset e ëma e tij 28-vjeçare, në përpjekje për ta mbrojtur. Arrestohet një 15-vjeçar

KUKES- Një ngjarje e dhunshme me pasojë plagosjen e një gruaje 28-vjeç me shtetësi kosovare ka ndodhur në rrethin e Kukësit në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, kur dy të rinj kanë tentuar t’i grabisin asaj djalin 8-vjeçar.

Ngjarja

Një familje kosovare, e cila po udhëtonte drejt Durrësit për të kaluar pushimet është gjendur nën një pritë të organizuar nga dy të rinj të pamaskuar në urën e Rexhepajt në Kukës. Dy autorët kanë ndaluar mjetin në të cilin udhëtonte një grua me fëmijën dhe vëllain e saj dhe kanë tërhequr me forcë të voglin. Gruaja në tentativë për të mbrojtur djalin ka mbetur e plagosur. Policia e Kukësit ka raportuar se gruaja 28 vjeç Makfine Berisha është në spitalin rajonal të këtij rrethi në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po nga këta burime cilësohet se është arrestuar njëri nga autorët, 15-vjeçari K.S, ndërsa është në kërkim tjetri. Nga dëshmitë e pasagjerëve të makinës, ata nuk kanë kërkuar para apo sende të çmuara, por janë përpjekur të grabisin djalin vogël. Makfine Berisha ka ndjekur agresorët dhe ka tentuar t’u rrëmbejë djalin e saj. Pasi e ka marrë djalin në krahë me forcë, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të saj pas shpine duke e plagosur rëndë. Po ashtu identifikimi i autorëve ka qenë më i lehtë për shkak se ata kanë qenë të pamaskuar, çka ka bërë që policia të bjerë më shpejt në gjurmët e tyre. Po kështu në komisariatin e Kukësit janë shoqëruar disa të dyshuar për ngjarjen, të cilët janë arrë në pyetje. Historia e djeshme ishte mjaft tronditëse për vetë natyrën e saj, por dhe për impaktin që pritet të ketë në turizmin shqiptar në pikun e saj, në një kohë kur priten në bregdetin tonë mijëra pushues nga Kosova.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›