Pritet të marrë sot autorizim për të takuar klientin tij
Pritet që paraditen e sotme avokat Qeleshi të paraqitet në institucionin e akuzës për të tërhequr autorizimin dhe për të shkuar në vizitë tek klienti i tij që ndodhet në ambientet e Spitalit të Burgut, i izoluar në një dhomë të vetme duke marrë mjekimet e nevojshme për tri plagët që ka në trup. Në dy plagë Dajti ende i ka plumbat e pa hequr, njërin në kofshën e djathtë të këmbës dhe tjetrën në fund të shtyllës kurrizore që anon nga legenin i krahut të majtë.
Gjithashtu, këto burime konfirmuan se në ditët në vazhdim do t'i kërkohet institucionit të Spitalit të Burgut të raportojë në një shkresë të përmbledhur për gjendjen shëndetësore të të arrestuarit Dritan Dajti dhe ekzaminimet e kryera nga ky institucion karshi tij. Kjo pasi avokati i pranuar së fundmi nga Prokuroria, me dorëzimin e prokurës së përfaqësimit dhe kërkesës për leje, është ankuar pranë Prokurores së Përgjithshme Ina Rama për mungesë të trajtimit mjekësor ndaj shtetasit Dritan Dajti.
Ai ka i kërkuar ndihmë për krijimin e kushteve për ekzaminimet e hollësishme mjekësore të tijj. "Klienti im Dritan Dajti ka nevojë për ekzaminime të hollësishme mjekësore që nuk ia plotëson Spitali i Burgut, pasi ka dëmtime në kokë nga goditjet e oficerëve të policisë që e arrestuan pas vrasjes së katër agjentëve dhe shoqëruesit të tij Ledion Mare",- tha avokati i Dajtit për "Shekullin".