Shkon të lahet, humb jetën adoleshentja
DURRËS - Një adoleshente ka humbur jetën pasi është mbytur në rezervuar. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 17-vjeçares A.N. ka ndodhur në Likesh të komunës së Gjepalajt, të dielën rreth orës 15:00. E shtyrë nga vapa vajza ka shkuar e vetme deri në rezervuar, që gjendet 300 metra larg banesës së saj. Askush nuk e ka pare adoleshenten, e cila kishte aftësi të kufizuara fizike. Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qenë vetëm në banesë. Nuk dihen ende rrethanat përfundimtare ndonëse hamendësohet se thellësia e madhe e ujit dhe paaftësia e vajzës për të notuar kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Trupi i pajetë i 17-vjeçares është parë nga një peshkatar i zonës. Shtetasi Hekuran C. ka denoncuar ngjarjen me celular nga bordi i barkës së peshkimit. Në pak minuta efektivat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer edhe transportin e kufomës në breg.