E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje me ceremoni në Durrës e Gjirokastër

Anëtarët e shoqatës së kamperistëve italianë e nisën turin e tyre nëpër Shqipëri 17 ditë më parë. Ata hynë në vendin tonë nga Mali i Zi, nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit. Prej andej 17 familjet italiane që udhëtonin me "shtëpi me rrota" vizituan zonat turistike të Shkodrës e Lezhës, për të mbërritur më pas në Durrës, ku bashkia u ofroi një pritje madhështore me orkestër dhe lule. Turi u zhvendos më në jug dhe një nga qendrat ku qëndruan më gjatë kamperistët ishte Qarku i Fierit, me sitet arkeologjike të Apolonisë e Bylisit. Një tjetër surprizë për kamperistët ishte pritja e rezervuar në Gjirokastër, ku bashkia kishte organizuar një ceremoni të ngjashme me atë të Durrësit. Edhe në Gjirokastër vëmendja e turistëve të veçantë u përqendrua te vlerat kulturore historike të qytetit dhe të krejt zonës. Saranda shënon një nga stacionet e fundit për turin e sivjetshëm të kamperistëve italianë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›