Rama, Berishës: Mos legalizo "horllëqet" e blloqeve të banimit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ka kujtuar dje sërish Kryeministrit Sali Berisha ndryshimin mes procesit të legalizimit dhe atij të barbarizmit të blloqeve të banimit në kryeqytet. Kjo, me qëllimin dhe kërkesën për të mos e prekur ligjin e legalizimit.
"Kryeministri dhe mazhoranca nuk duhet ta prekin ligjin e legalizimeve për të futur tani masa që legalizojnë "horrllëqet" brenda blloqeve të banimit; që legalizojnë barbarinë dhe u mbyllin perspektivën të gjitha familjeve kryeqytetase që kërkojnë hapësira të gjelbra, që kërkojnë stola, kënde sportive, çlodhëse, që kërkojnë ajër dhe që nuk mund të pajtohen me faktin se barbarëve dhe barbarizmave u jepet certifikata e pastërtisë dhe jo vetëm kaq, por të kthehen në pronarë trojesh publike, në pronarë hapësirash që u takojnë të gjithë qytetarëve", u shpreh Rama dje, gjatë fillimit të rikonstruksionit të rrugëve të brendshme të bllokut të banimit nr. 17 pranë qendrës së kryeqytetit.
Sipas kryebashkiakut Rama, kjo nuk ka të bëjë me filozofinë e legalizimit. "Ligji i legalizimit ka të bëjë me integrimin e atyre që kanë ndërtuar, që kanë shtëpitë, që kanë ndërtuar jetën në kryeqytet, që kanë ndërtuar strehën për fëmijët e tyre në kushtet e pamundësive ekonomike, të një epoke të caktuar, për të cilën ne kemi qenë promotorë dhe jemi plotësisht dakord, por nuk ka të bëjë gjëkundi me barbarizmin, dhunimin dhe përvetësimin abuziv të atyre sipërfaqeve që duhet t‘u kthehen banorëve të kryeqytetit, jo thjesht si sipërfaqe, por si hapësira cilësore që ne po i ndërtojmë në këto dhjetëra e dhjetëra hektarë, me projektet e këtij viti", theksoi më tej në qëndrimin e tij kryebashkiaku Rama.
Rikonstruksioni
Fillon tjetërsimi i bllokut 17 në Tiranë
Me një fond prej rreth 88 milionë lekësh, nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, nisën punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës së bllokut 17, kufizuar nga: Rruga e Durrësit - Mine Peza-Unaza. Kjo zonë ndodhet në pjesën veriperëndimore të qendrës së Tiranës, me sipërfaqe rreth 10 ha.
Rrugët në këtë bllok banimi do të shtrohen me shtresa asfaltike, me gjerësi 6 deri 9 metra. Trotuaret do të shtrohen me asfalt dhe pllaka, me gjerësi 2 metra. Në rrugët me gjerësi të vogël, parashikohet vendosja e shtyllave të reja metalike të ndriçimit në njërin krah. Ndërsa për rrugë me gjerësi 9 metra, vendosja e shtyllave të reja të ndriçimit parashikohet të kryhet në të dyja anët e rrugës. Firma, e cila do të marrë përsipër kryerjen e punimeve në këtë bllok banimi, parashikohet që ta dorëzojë këtë objekt në qershorin e vitit të ardhshëm.