Privatizimet,Berisha: Duhet të nxitohemi
Procesi i privatizimeve është vlerësuar nga Kryeministri Sali Berisha me notat më pozitive, por nga ana tjetër ai kërkoi që të rritet shpejtësia me të cilën operohet. Gjatë mbledhjes së Task- Forcës për privatizimet, në të cilën u diskutua për ecurinë e procesit në përgjithësi si dhe mbi angazhimin e të gjitha ministrive, kreu i Qeverisë kërkoi nga ministrat prezentë më shumë impenjim për të mbyllur plotësisht dhe me eficencë këtë “sipërmarrje” të Qeverisë. “Ky proces është një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga Qeveria shqiptare, proces themelor për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.