Privatizuesit e ARMO: Nuk do largojmë askënd nga puna
Tri kompanitë e bashkuara si koncercium "Refinery Associates of Texas", "Anika Enterprises" dhe "Mercuria Energy Group", një ditë pas shpalljes si fitues për privatizimin e ARMO-s, kanë shprehur qëndrimin që do të ndiqet pas firmosjes së kontratës me qeverinë shqiptare. Përfaqësuesi i këtij koncerciumi, Rezart Taçi, deklaroi se, "privatizimi i ARMO-s nuk do të sjellë reformë te punonjësit, të paktën që nga momenti i marrjes së kompanisë në dorë të investitorit". Lidhur me këtë pikë, qeveria ka shprehur strategjinë që do të ndiqet në fazën e privatizimit të rafinerisë së naftës, duke marrë vendimin për largimin e rreth 600 punonjësve. Por, "pronarët" e rinj të kompanisë ARMO kanë konfirmuar faktin, se një pjesë e atyre që do të largohen nga puna si pjesë e reformës, do të rikthehen sërish në punë, duke u nisur nga eksperienca në punë. Po në kuadër të politikave sociale që do të ndiqen, të tre drejtuesit e koncerciumit fitues për 85 për qind të aksioneve, kanë deklaruar se pagat do të rriten në masën 30 për qind dhe se do të investohet për kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve.
Deklarata
Një ndër pikat ku tri kompanitë, kryesisht amerikane dhe zvicerane, dolën fituese ishte niveli i parashikimit për të investuar, që për katër vitet e para do të jetë rreth 240 milionë euro. Përveç kësaj shume, shoqëritë fituese kanë ofruar për çmimin e shitjes të 85 për qind të aksioneve rreth 125 milionë euro, plus kësaj do të paguajnë dhe koston për kompaninë konsulente që i shërbeu qeverisë për privatizimin e ARMO. Joe Desormeaux, presidenti i "Rafinery Associates of Texas", i pranishëm dje në konferencën për shtyp falënderoi në radhë të parë Kryeministrin që i dha mundësi për zhvillimin e tenderit në kushte tepër transparente, e më pas prezantoi kompanitë fituese për blerjen e 85 për qind të aksioneve. Sipas "Desormeaux", kompania që drejton ka eksperiencë të gjerë në fushën e rafinerisë së naftës, tregtimin dhe menaxhimin e saj, për të paktën që prej 40 vjetësh rresht. Në këtë pikë, përfaqësuesi i "Anika Entreprises", Rezart Taçi, zbardhi një pjesë të planit që kanë fituesit e ARMO-s. "Dëshirojmë që nafta e nxjerrë nga puset e "Albpetrol"-it të mos shkojë për eksport, por të qëndrojë tek ARMO, e cila duke e përpunuar me teknologjinë e investuar, mund ta nxjerrim në tregun vendas me një cilësi më të mirë, ku me konkurrencën e importit do të sjellë impakt te çmimet".
"Rafinery Associates of Texas", presidenti Joe Desormeaux:
Shoqëria jonë ka një eksperiencë të gjerë prej 40 vjetësh në fushën e rafinerisë së naftës. Jam i sigurt që ARMO do të kthehet në kompani lider në rajon dhe kjo do të arrihet duke punuar së bashku.
"Mercuria Energy Group", zv/presidenti David Ensor, ish-gazetar i CNN:
Shoqëria është e pozicionuar në disa shtete të botës, duke bashkëpunuar me kompani lidere të sektorit energjetik. Xhiroja vjetore për vitin 2007 rezultoi rreth 33 miliardë USD, me seli në Zvicër.
"Anika Entreprises", përfaqësuesi Rezart Taçi:
Njëra nga fituesit për privatizimin e ARMO-s, operon kryesisht në rajonin e Ballkanit dhe ka eksperiencë në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes të karburantit. "Anika" është një shoqëri me certifikatë ISO.